Rudina përlotet në mes të emisionit, rrëfen historinë e trishtë me vajzën

452

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” ishte moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj e cila ka folur për deklaratën që bëri pak ditë më parë në lidhje me vajzën e saj.

Deklarata e saj bëri bujë dhe të shumtë ishin ata që e kritikuar Rudinën për postimin e saj, mirëpo sot moderatorja ka zbuluar dhe ngjarjen që ndodhi në kopshtin e Viktorias që e shtyu atë të bënte atë postim.

“Vajza në momentin që hipi në makinë me të atin i thotë Aleksit: ‘Babi mua sot më rrafi filani’. Na tregoi vetë vajza, pastaj ne këmbëngulëm që të kërkonim kamerat e kopshtit, pasi si fillim u mjaftuam me një telefonat, na thanë që s’ka ndodhur asgjë.

U kujdesën të gjithë që ato kamera unë mos t’i shoh, pasi unë jam njeri që nuk përmbahem kur bie fjala tek fëmija im. Edukatorja kishte qenë aty përball fëmijëve me telefon në dorë dhe fëmijët që ziheshin me njëri-tjetrin. Edukatorja u hoq nga puna. Të mendosh që dikush ka prekur fëmijën tendë, unë aty nuk mbaj.”, ka thënë e përlotur Rudina.