Leonora Jakupi ka mbetur prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen. Së fundmi Leonora u rikthye në muzikë pas kaq shumë kohësh me një këngë të re me titull “A m’ke harru” që u pëlqye shumë”.
Ndërsa tani këngëtarja ndodhet me pushime në Brezovicë dhe atje është fotografuar krah boksierit Altin Zogaj.
Ka qenë vetë Altini që ka postuar një foto me Leonorën duke treguar se ata kanë raporte shumë të mira shoqërore.
Në foto Leonora shfaqet si gjithnjë në super formë, e veshur me të zeza, me syze e flokët e kapur.