Alesia Bami merr postin e rëndësishëm në Top Channel

462

Ish-velina e Stop-it Alesia Bami ka dhënë lajmin e shumëpritur. Me një postim në rrjete sociale, përkrah moderatorit, Ed Manushi, ish-velina ka lajmëruar se do të jetë përkrah tij dhe Ilda Bejlerit, në emisionin “Procesi Sportiv”.

“Mbaruam pushimet, nisën “hallet”. Ed Manushi je gati….? Procesi Sportiv,”- shkruan Alesia Bami në rrjete sociale.

Një vit më parë, Alesia Bami ishte pjesë e emisionit “Stop”, por pas një debati u largua menjëhërë nga Klan TV, duke u bërë pjesë e kanalit Top Channel.

Nga pjesmarrja në “E diell”, ku drejtonte një rubrikë me Flor Gjinin, ish-velinën simpatike do ta shikojmë të moderojë përkrah Ed Manushit dhe Ilda Bejlerit.