AKTET E DHUNËS NDAJ TIRANËS, DISIPLINA MBYLL PER 4 NDESHJE “LORO BORIÇIN”

Katër ndeshje pa tifozë. Është ky vendimi i komisionit të disiplinës, i cili e detyron Vlazninë për të luajtur katër ndeshje pa tifozë në stadiumin e saj, “Loro Boriçi”.

K dënim vjen si pasojë e sjelljes së gabuar të spektatorëve, të cilët hodhën sende të forta gjatë ndeshjes së javës së tretë të kategorisë superiore ndaj Tranës. Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës ka pezulluar me dy ndeshje lojtarin e Kukësit, Olsi Teqja.

Vendimi i plotë i Disiplinës:

“1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
2. Lojtari i KF “Kukësi”,

Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.”-mbyllet vendimi i Disiplinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...