Sa kushton të blesh ‘largimin nga kjo botë’ për së gjalli në Shqipëri, oferta merr 2 ta kesh dhe për plakën

207

Shqipëria jo më kot vitet e fundit ka filluar të cilësohet edhe si vendi i çudirave.

 

Në vendin tonë përveç të tjerave, duhet të mendosh të blesh edhe vdekjen, sa je gjallë dhe për këtë mjafton të gjesh “marifetçinjtë e duhur” që ta lehtësojnë rrugën për në botën tjetër.

 

Së fundmi emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar një skandal që tregon se si mund të blesh një vend në varrezat e Tufinës.

 

Në këtë rast, shefi i agjencisë funerale është treguar shumë “bujar”, pasi për 500 mijë lekë të vjetra të ofron dy vende varresh, për të dy prindërit, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore.

 

Pasi blen varrin, qytetari paguan dhe 50 mijë lekë të vjetra për t’i bërë bordurën dhe në fund varri pagëzohet edhe me emrin që blerësi do.