Meta i “pandehur” në Kuvend, pyetet javën e ardhshme: Ja 9 hapat për shkarkimin

Pas përfundimit të pushimeve të verës, Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të Kushtetutës nga Ilir Meta, është rikthyer në punë.

Mesditën e të martës, ky komision ka zhvilluar mbledhjen e tretë të tij që pas krijimit në muajin korrik. Në rendin e ditës të këtij komisioni, ishte miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019, dhe miratimi i planit të hetimit.

Para se të shkonte në miratimin e këtyre pikave, Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u shpreh se për të zhvilluar një hetim sa më të plotë, sekretariati i Komisionit Hetimor ka kërkuar dokumentacionin nga disa institucione.

“Përpara se të arrijmë në miratimin e planit të hetimit, siç e shpejgova, Komisioni, bazuar në ligj, u është drejtuar me shkresë për të sjellë në Sekretarinë e Komisionit dokumentacionin e duhur; Qedrës së Botimeve Zyrtare, Policisë së Shtetit, Kolegjit Zgjedhor, Autoritetit të Mediave Vizive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucionit të Presidentit. Jemi vënë në dijeni nga sekretariati, që të 7-të institucionet kanë sjellë përgjigje dhe përgjigja e fundit është ajo e Presidencës në datën 2 gusht”, ka sqaruar Manja.

Më tej, kreu i këtij komisioni, ka prezantuar planin e hetimit për Ilir Metën, që synon shkarkimin e tij për shkeljet kushtetuese. Sipas këtij plani, hetimi do të nisë me seancën degjimore të Presidentit Ilir Meta, dhe më pas do të vijojë me shqyrtimin e materialeve të administruara nga 7-të institucionet që u është kërkuar informacion. Plani parashikon 9 hapa, duke u mbyllur pikërisht me raportin përfundimtar të këtij Komisioni Hetimor, që do t`i dorëzohet Parlamentit për votim.

“Pasi është administruar dokumentacioni i ardhur nga këto institucione, kemi ardhur sot me këtë projekt-plan hetimi, që unë kam propozuar për miratim. Hapi i parë është seanca dëgjimore me Presidentin Ilir Meta, hapi i dytë administrimi dhe shqyrtimi i materialeve të marra nga 7-të institucione; administrimi i raportit të Komisonit për Çështjet Ligjore për shqyrtimin e kërkesës së deputetëve që iniciuan shkarkimin e Ilir Metës; administrimi i kërkesës së 55 deputetëve që bën kërkesën në Kuvend; administrimi i Opinionin të Komisionit të Venecias; administrimi i çdo dokumentacioni tjetër që Komisioni Hetimor e shikon të arsyshëm për shqyrtim; diskutim për gjetjet e Komisionit Hetimor; përgatitja e raportit përfundimtar dhe hapi i fundit, paraqitja në Kuvend e këtij Raporti”, tha Manja.

Në fund, Ulsi Manja ka lajmëruar se në datën 9 shtator, një panel ekspertësh nga Komisioni i Venecias do të vizitojnë Shqipërinë, ku do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit e opozitës, mazhorancës dhe një takim me të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. Ndërkohë, nënkryetari i këtij komisioni nga radhët e opozitës parlamentare, Alban Zeneli, ka kërkuar që të shtyhet afati i funksionimit të Komisionit Hetimor, me qëllim që të ngrihet dhe Gjykata Kushtetuese.

“Çdo raport që del nga ky institucion do të shkojë në Parlament, është detyrim që çdo vendim që merr Kuvendi, të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në rastin që kjo gjykatë nuk është formuar. Ne i kemi bërë kërkesë Komisionit të Venecias për një opinion, unë dua të kërkoj që të mos e lëmë me një boshllëk. Besoj është më e pranueshme që ne t`i kërkojmë Kuvendit të shtyjë afatin e komisionit hetimor, në qëllim që të shkojë paralel me krijimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Zeneli.

Ndërkohë, Ulsi Manja është përgjigjur ndaj deputetit të opozitës, duke u shprehur se funksionimi i Komisionit Hetimor do të bëhet sipas afateve ligjore, duke e mbyllur detyrën e tij më 8 tetor të këtij viti. “Unë e kam bërë të ditur, procedura e shkarkimit të Presidentit është një marrëdhënie mes Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht që ky Komision Hetimor, në zbatim të rregullores së Kuvendit, do duhet ta përfundojë veprimtarinë e vetë në datën 8 tetor të vitit 2019.

Faza e dytë është ajo e Gjykatës Kushtetuese. Ngritja dhe bërja funksionale e gjykatës, nuk e pengon Kuvendin për të përfunduar këtë detyrë që i ka ngarkuar kuvendit. Opinioni i Komisionit të Venecias do duhet të pritet nga ky komision, për të arritur një vendim përfundimtar”, tha Manja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...