Çiljeta qenka një xheloze posesive dhe për këtë s’na kishte folur më parë!

Teksa ishte e ftuar në puntatën e parë të këtij sezoni të emisionit të pasdites, “Rudina”, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer më shumë për jetën e saj me Fernandon, personalitetin e saj, jetën e përditshme, si dhe klipin më të ri të publikuar së fundmi.

 

Gjatë një interviste me Rudinën ku duhet të përgjigjej me “Po” ose “Jo”, moderatorja e pyet Çiljetën nëse është natyrë xheloze, ndërsa këngëtarja ka ngritur menjëherë tabelën “Po”.

 

Më tej ajo ka sqaruar se në fakt nuk është tamam tamam xhelozi, por ajo është një territoriale posesive, e cila ndjen xhelozi jo për të tjerët, por për sendet dhe personat që ajo do.

 

“Në fakt, që ta ndajmë këtë gjë mirë, më shumë jam territoriale-posesive. Domethënë që i dua gjërat për veten time, sesa xheloze. Sepse unë jam një natyrë që e vetëpëlqej veten,. Domethënë ia di vlerat vetes time, për të qenë xheloze ndaj dikujt tjetër. Nuk jam smirushe, që të them pse e ka ajo, s’e kam unë këtë gjënë. Jam shumë dashamirëse, jam shumë feministe, i përkrah shumë femrat si natyrë. Për më saktë, jam territoriale për gjërat e mia, për njerëzit që unë dua, që unë kam. I dua gjërat për veten time.”- ka rrëfyer këngëtarja.

 

Kujtojmë se në fund të muajit gusht, ajo publikoi projektin e ri me Estto-n, i cili titullohet “A je mirë?” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...