Shkarkimi i drejtorëve burra, ish-deputeti i PD: Qeveria po tenton të zhvendosë vëmendjen nga problemi themelor

Ish-deputeti i PD në qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi e ka cilësuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama, për të shkarkuar drejtorët burra dhe emërimin në vend të tyre me gra në qytetin verior, si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen.

I ftuar në A2CNN, Gurakuqi tha se problemi kryesor sipas tij janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Shkodra është model i dështimit të përpjekjeve që Edi Rama bën për t’u shmangur nga përgjegjësia publike e zgjidhjes së krizës. Po përpiqet që të zhvendosë vëmendjen nga problemi themelor. Interesi publik është që në Shkodër të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shkodra nuk duhet të shndërrohet në të sakrifikuar për interesat e përplasjes politike në Tiranë. Duhet zgjidhje për krizën politike dhe për ripërtëritjen e pushtetit vendor”, tha Gurakuqi.

“PS-ja e drejtuar me njerëz mediokër ka guximin t’i kërkojë drejtorëve të dorëhiqen dhe tentojnë të tërheqin vëmendjen nga problemi themelor: zgjidhja pa përplasje e krizës. Shkodra është goditur padrejtësisht dhe e kanë zhvendosur nga pozicioni parësor në vend, në një vend të krimit të organizuar, në një hapësirë ku sundon injoranca dhe militantizmi”, shtoi ish-deputeti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...