Çiljeta zyrtarizon lidhjen me Alban Hoxhën, plot hare e gëzim prezanton dy kunatat bashkë me mbesat

339

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në lidhje me portierin Alban Hoxha. Tashmë gjërat janë serioze, dhe këtë e ka treguar vetë Çiljeta në një postim në rrjete sociale.

“Me kunatat,”- shkruan Çiljeta përkrah videos së postuar në rrjete sociale.

Në profilin e saj, këngëtarja ka shpërndarë një video ku shfaqet bashkë me dy vajza të tjera, që me sa duket janë motrat e portierit, Alban Hoxha. Në makinë plot me familjarë, ku në sfond duket kunatat e Çiljetës dhe mbesat e Albanit, këngëtarja e tregoi më në fund që gjërat tashmë kanë kaluar në një tjetër stad.