Shkencëtarët nuk shpjegojnë dot se si janë ndërtuar këto xhami

Nga Albert Vataj

Studiues anglezë çmontuan njërën minare, por s’e zbuluan dot misterin, as e kthyen dot më në vend. Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut.

Por misteri nuk është vetëm ky. Pak sekonda, pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri. Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gur.

Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël. Ekzistojnë dy xhami të tilla dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekuilibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra,

ende nuk e shpjegon dot njeri.

Xhamitë janë ndërtuar rreth 500 vite më parë, dhe njërës i është hequr një minare nga kolonizatorët anglezë, por nuk mundën ta rikthejnë më në vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...