Nevina kapet “mat” me të dashurin

Pak javë më parë, “Panorama Sport” dha lajmin ekskluziv se cili ishte i dashuri i vërtetë e Nevina Shtyllës, moderatores së ëmbël dhe shumë të talentuar. Ndërkohë që përflitej kaq shumë për ndonjë futbollist, në fakt, Nevina kishte një lidhje të vjetër me një person të panjohur.

Pra, Nevina Shtylla dhe Eros Grezda nuk kanë qenë kurrë asgjë më shumë sesa thjesht të njohur ose miq së bashku. Dashuria e saj e vërtetë është për juristët, pasi i tillë është profesioni i të dashurit të saj, Arbri, madje po flasin për një ndër studentët më ekselentë në të gjitha etapat e fakulteteve, masterave që ai ka kryer.

Po, i dashuri që aq shumë ka dashur ta mbajë sekret Nevina Shtylla, quhet Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik, mjaft serioz, duke qenë se ka ditur që të bashkëjetojë pa bërë “zhurmë” edhe kundrejt lajmeve “fake” që kanë qarkulluar në mediat e ndryshme, për një kohë të gjatë, lidhur me një ndër vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare, por që do ta kishin zili edhe në çdo vend tjetër të globit.

Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë. Aktualisht, Nevina po kalon pushimet e saj si shumë persona të tjerë, por shoqëruar çdo ditë edhe me postimet shumë sensuale në story-t e saj.

Edhe pse Arbri nuk duket në foto, edhe ai aty është… Por në fotot e paparazzit tonë, është edhe Arbri! Fotot janë marrë në plazhet e jugut pak ditë më parë. Ndërkohë, për sa i përket karrierës, Nevina tashmë do të vijë çdo ditë në ekran, në krah të Flori Agalliut, në programin “Në shtëpinë tonë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...