Rikthehet derbi i Shqipërisë, pas pak Vllaznia-Tirana

176

Pas 2 sezonesh dhe pas asaj ndeshjeje dramatike të javës së fundit të edicionit 2016-2017 që vulosi rënien e Tiranës nga elita e futbollit shqiptar për herë të parë në histori, rikthehet klasikja e futbollit shqiptar.

 

Pas rrëzimit edhe të Vllaznisë dhe rikthimit edhe të kuqebluve në Superiore, kuqeblutë dhe bardheblutë do të ndeshen sërish. Mbrëmjen e sotme në Loro Boriçi luhet një nga sfida më të ndiera të futbollit shqiptar, pasi në fushë pas plot 2 vitesh do të vihet sërish në skenë derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana.

 

Sfida mes dy skuadrave më të vjetra të Kategorisë Superiore gjithmonë përcjell interes aq më tepër që të dyja skuadra e kanë nisur mirë kampionatin duke grumbulluar nga 4 pikë dhe duke mos pësuar gol në dy ndeshjet e parë.

 

Tirana ka më shumë cilësi brenda por në Loro Boriçi do të mbështetet te tifozët e zjarrtë shkodranë të cilët pritet të jenë të shumë në shkallët e stadiumit për të përkrahur skuadrën e tyre. Po në orën 19:00 do të luhet edhe takimi tjetër i javës së 3-të të Kategorisë Superiore ai mes Teutës dhe Luftëtarit.

 

Durrsakët janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikët përballë një rivali që është ende në ndërtim e sipër./supersport.al

Top Channel