Njihuni me Albert Einsteinin e Shqipërisë

I ngjan krejtesisht, jo vetem ne portret, por edhe ne dhunti.

E cilesojne Ajnshtanin e Shqiperise, dhe jo me kot. Nuk eshte fizikan dhe matematicien si Albert Einstein i famshem gjerman, por ne Vlore, te gjithe e cilesojne mjeshtrin e hekurit.

Agim Hyseni, 71 vjeç, ja ka dedikuar te gjithe jeten e tij shpikjeve artizanale prej hekuri. Plot 55 vite brenda kater mureve te punishtes se tij, qe duket se nuk ka ndermend ta braktise deri ne fund te jetes.

Por, nuk deshiron te mbylle syte pergjithmone, nese me pare nuk realizon, ate qe e quan endrren e jetes: Ndertimin e anijes Titanik.

“Kam 55-56 vjet pune ne kete vend pune. Çfare eshte hekur une e bej. Une sa te kalojne ca dite pasi kam ca gjera per montim do te bej Titanikun 2 meter e gjysme te gjate me gjithe helika’, thote ai per Report.

Krijimet e tij jane te rralla dhe te veçanta. Megjithate, fitimet qe merr prej tyre, nuk jane te medha. Shpresen per te jetuar ja jep vetem pasioni, dhe jo vlera monetare.

“Po nuk pate pasion nuk e ben ate gje qe mendon. Pasioni eshte gjeja me e madhe. Une kam me shume pasion sesa interesin financiar. Kete ja kam vene edhe djalit ne gjak. Punen e bej me cilesi, tek puna nuk neglizhoj. Une perfitoj vetem pasionin lenien e emrit ne qytetin tim te lindjes. Ketu kane blere edhe turiste nga Zvicra edhe nga Anglia. Ju pelqenin se jane gjera te veçanta dhe funksionale. I marrin edhe per niper e mbesa pasi ju vendos edhe emrin une tek punimi’, tregon Agimi.

Ne gjurmet e profesionit te tij ka ecur edhe djali. Te dy, babe e bir, me pasionin e vaçante per punimet artizanale, kane krijuar qe nga ushtaret Spartane deri tek mbajteset e veres, violinat, ndriçues, objekte dekorative dhe jo vetem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...