Gruaja e shtrirë në tokë, burri mbetet i bllokuar poshtë Fuoristradës! Pamje nga aksi denti i çiftit izraelit

Një aks ident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e Elbasanit. Një çift turistësh izraelit të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një motor tip Honda janë përfshirë në përplasjen e dy mjeteve me njëri-tjetrin.

Michel Nin 31 vjeç dhe Nimrod Shwartz 30 vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Report Tv siguron video pak momente pas aksidentit në Elbasan ku u përplasën çifti i turistëve izraelitë. Nga video duket se gruaja ka mbetur e shtrirë në tokë ndërkohë që bashkëshorti i saj është marrë përpara nga mjetit ti Fuoristradë.

Ai ka mbetur i bllokuar për disa momente poshtë mjetit dhe është nxjerrë më pas me ndërhyrjen e disa personave të pranishëm të cilët kanë shtyrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e tij. Ai është ngritur në këmbë menjëherë duke marrë drejtim drejt trupit të bashkëshortes e cila qëndronte akoma në gjendje të rëndë pak metra më tutje.

Mësohet se çifti izraelit janë sjellë me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor. Gjendja e gruas mësohet se është mjaft e rëndë.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksi dentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...