Flet ish aktorja e filmave me ‘pullë të kuqe’ Familja më mohoi kur e mori vesh me çfarë merresha

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa ka rrëfyer së fundmi se si reagoi familja e saj kur mori vesh për rrugën që kishte nisur.

 

Duke folur në programin ‘HARDtalk’, të BBC, Khalifa tha se familja e mohoi pasi mori vesh se ajo kishte nisur karrierën në industrinë e filmave me përmbajtje për të rritur.

 

E pyetur nga Stephen Sackur për reagimin e familjarëve ajo u shpreh:

 

Jo ata nuk e dinin. Dhe, më mohuan si fëmijën e tyre kur e morën vesh. U ndjeva plotësisht e izoluar,jo vetëm nga bota, por nga familja ime dhe njerëzit përreth meje. Sidomos pasi hoqa dorë, kur isha ende vetëm, edhe pse u largova. Dhe thjesht kuptova se disa gabime nuk janë të falshme. Por koha i shëron të gjitha plagët, dhe gjërat tani po përmirësohen”.

Mia erdhi në SHBA me prindërit e saj nga Libani. Ajo e bëri shkollën në Amerikë dhe studioi për Histori në Universitetin e Teksasit.

 

Në moshën 22-vjeçare, Khalifa u bë një nga performueset më të kërkuara në Internet.

TE TJERA