‘ Efekti domino’ i Shkodres, PS Nuk mbaron ketu

Ristrukturimi rrënjësor i Partisë Socialiste të Shkodrës do të jetë vetëm fillimi. Shembulli do të ndiqet dhe në degë të tjera në mbarë vendin, ku rezultati i zgjedhjeve mund të mos ketë qenë ai i dëshiruari.
Deputeti i Shkodrës,

Luan Harusha, pohon për A2 se kryeqendra e veriut nuk është e vetmja dele e zezë e PS-së. “Ashtu siç u deklarua edhe të mërkurën pas mbledhjes, PS analizon në çdo qark rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Qarku i Shkodrës po bën analizën në strukturat e PS për të parë rezultatin. E njëjta gjë do të aplikohet dhe në qarqe të tjera. Për sa i përket kandidaturave, ato janë konsultuar me PS-në e Shkodrës më herët. Nuk janë imponuar”, u shpreh Harusha.

Deklarata e deputetit të Shkodrës është në të njëjtën linjë me atë të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, pas mbledhjes së kryesisë. “Ringritja dhe rigjenerimi është një proces që për shkak të zgjedhjeve do të bëhet në të gjitha bashkitë, por në një fokus të veçantë në Shkodër po të kemi parasysh që në vlerësimin tonë, rezultatet në disa palë zgjedhje nuk kanë qenë ato të dëshiruarat”, tha Taulant Balla.

Por për ish-drejtuesin politik të qarkut Shkodër, ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, nuk mjafton thjesht zëvendësimi i njerëzve, por një reformë e thellë politike e brendshme. “Duhet një reformë politike që të sjellë një sistem të ri llogaridhënie”, u shpreh Bushati një ditë më parë. Në pritje të dorëheqjeve nga Shkodra, në pikëpyetje mbetet fati i drejtorëve në rajonet e tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...