Donte ta hiqte qafe, ministren e kapën në momentet e sikletshme ja mesazhet e pahijshme

866

Sot, PD nxori dokumentet që sipas saj dëshmojnë, se kandidati i PS në Vorë, është kapur në f lagrancë në Greqi, duke përdorur dhe shpërndarë kartmonedha të falsifikuara dhe më pas i është fshehur drejtësisë greke.

 

Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, është mbështetur si kandidat për kryetar të Bashkisë Vorë, jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka qenë e shqetësuar dhe e interesuar për Bashkinë Vorë, që prej muajit Shkurt.

 

Balluku u kap nga kamerat e televizionit A2, duke biseduar me socialistin Sadi Vorpsi, për një plan se si do të largohej ish kryetari i Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili.

 

Mesazhet e shkëmbyera mes Ballukut dhe Vorpsit, janë jashtë çdo etike dhe përmbajnë përcaktime b anale për zotin Ismaili. Ministrja e quan atë p lehrë.

 

Me sa duket plani i Rilindjes për largimin e Ismailit ka qenë pikërisht kandidimi i Agim Kajmakut, një person të cilin ligji i dek r iminalizimit nuk e lejon të jetë kandidat.

 

Lexoni mesazhet mes Ballukut dhe Vorpsit, për të kuptuar se si funksionon shteti shqiptar.

 

Mesazhet: Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë) Vorpsi: Ha ha

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p**** Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

 

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin Vorpsi: Po po, e di Balluku: Dhe po e bën shumë mirë Vorpsi: Eshtë djalë super ai Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

 

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara. Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi. Vorpsi: E rëndësishme…