‘Do fejohem, do martohem, do lind’, këngëtarja shqiptare i jep lajmet e bukura përnjëherë

266

Shkurte Gashi mbetet padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media.

Për jetën private, Shkurte është treguar gjithnjë e rezervuar, por së fundmi lajmet e bukura i ka thënë të gjitha përnjëherë.

Shkurte ishte e ftuar në fejesën e këngëtares Lule Mustafa dhe gazetari i “Mirage” e pyeti po ajo kur do fejohet.

“Unë me fejesë, me martesë, me lindje, të gjitha përnjëherë do i bëj”, u përgjigj Shkurte duke qeshur.

Kujtojmë që Shkurte së fundmi publikoi edhe videoklipin e saj më të ri me titull “Vitet” i cili pati shumë sukses.