Dea Riçku “policja më e bukur e Shqipërisë”, bashkëshortja e Santiagos

Dea Riçku është bashkëshortja e Santiago Malajkajt, ish-policit që i morën je.tën ditën e djeshme në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

 

Ajo është efektive e repartit “Shqiponjat” dhe është cilësuar në media si “policja më e bukur e Shqipërisë”.

 

Dea hyri në Policinë e Shtetit në vitin 2014 dhe më pas, u katapultua si pjesë e repartit “Shqiponja”. Nuk dihet nëse Dea ka vijuar të mbajë pozicionin e saj si efektive e “Shqiponjave”.

 

Dea dhe Santiago u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë, e më pas nisën të bashkëjetonin së bashku. Në vitin 2016, kohë kur Santiago u përfshi në konfliktin me vëllezërit Lashi, Dea jepte intervistë për gazetën “Panorama”, ku thoshte se ndihej me fat që ishte pjesë e Policisë.

 

Mbrëmjen e djeshme Malko u qëllua në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.

 

Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018. Gjithashtu ish-polici ishte i përfshirë në një debat me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...