Aksidentohet turisti polak ne Theth

163

Një turist nga Polonia është aksidentuar në fshatin turistik të Thethit. Ai ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa mësohet se ka thyer këmbët.

Njoftimin për ngjarjen e kanë bërë vetë banorët e zonës. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:30 ndërkohë që janë lajmëriar emergjencat civile. Është e pamundur për të ndërhyrë nga toka ndaj pritet nje ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve.

Turisti polak është në pritje të ndihmës së shpejtë. Sipas burimeve turisti është jashtë rrezikut për jetën por ka thyer këmbët.

/STAR PLUS/