Pendohet Robert Berisha: Ja ç’bën pasi dha lajmin e ndarjes nga Nora Istrefi

Mbrëmjen e kaluar bëri xhiron e rrjetit foto e Robert Berishës, i cili në profilin e tij në Instagram njoftonte zyrtarisht se ai dhe Nora Istrefi i kishin dhënë fund martesës.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..

Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën.

Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit, Nora Istrefin e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best.”- shkruante Roberti në postimin që ka mërzitur fansat e çiftit dhe u bë kryefjala e ditës së sotme.

Të shumtë ishin personazhet VIP që ngushëlluan dyshen, duke i uruar suksese në jetët e tyre, tashmë të ndara nga njëri-tjetri.

Mirëpo, pa u mbushur ende 24 orë nga postimi ku njoftonte ndarjen, Roberti duket se është penduar dhe e ka fshirë foton.

Tashmë në profilin e tij në Instagram shfaqen vetëm njoftime nga koncertet e tij, ndërkohë që këngëtarja Nora Istrefi nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me këtë situatë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...