Kush do e zvëndësojë Pjetrin, 4 kandidatët, sot vendos Kryesia e PS

Sot do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, e cila do të vendosë se kush do të jetë drejtuesi politik për veriun e vendit, pas largimit të Valdrin Pjetrit. Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe zgjidhja e ngërçit me Bashkinë Shkodër, ku PS nuk arriti të marrë dot drejtimin, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen, për shkak të dënimit që i zbuloi PD në Itali. Parapakisht mësohet se Luan Harusha do të jetë drejtuesi politik i PS-së në veri të vendit.

 

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe se kush do e zvëndësojë Pjetrin për Bashkinë Shkodër. Kandidatët janë: Ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa që vjen si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni, ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS. Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve.

 

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh. Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli edhe vendimin e largimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...