NJOFTIMI QË PO THYEN RRJETIN, ORGANIZOHET PROTESTË KUNDËR NDARJES SË ROBERTIT DHE NORËS

187

Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, por një protestë kundër ndarjes së Robert Berishës dhe Nora Istrefit po organizohet.

 

Në rrjetet sociale, një njoftim po shpërndahet me shumë shpejtësi. Kukunews.net, një faqe me më shumë se 83.000 ndjekës, ka lajmëruar se do të organizojë një protestë kundër ndarjes së Norës dhe Robertit.

 

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera. U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje. Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për t’i thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës….

 

Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale

 

Mbetet për tu parë se sa seriozisht do të merret ky njoftim, që në pamje të parë mund t’ju duket për të qeshur.