Refuzoi ftesën për filmin e tij, Ermali “thumbon” publikisht Gent Zenelaj

Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “I love Tropoja”.

Gjatë këtyre ditëve, ai ka bërë të ditur për publikun një pjesë të kastit të aktorëve të filmit, ndërsa së fundmi është mësuar se do t’i bashkohet edhe kolegu i tij i vjetër, Julian Deda.

Në profilin e tij në Instagram, Juliani publikoi një foto ku tregonte se ndodhej në Valbonë për xhirimet e filmit, teksa kishte ndryshuar edhe look-un e tij.

Juli është kthyer në bjond dhe këtë e ka treguar pak më parë në profilin e tij, nëpërmjet një fotoje.

Mirëpo, duket se Juli nuk ishte miku i vetëm të cilin Ermali e kishte ftuar në film.

Në një postim në Instagram, Ermali ka lënë të kuptohet se ftesën ia kishte bërë edhe Gentian Zenelajt, por duket se ky i fundit e ka refuzuar.

“I lumtur që Jul Deda do jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo… herën tjeter…”- shkruan Ermali krahas fotos me Julin, duke thumbuar Gentin.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Juli dhe Genti patën një mosmarrëveshje dhe duket se marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë ende të mos jenë të mira.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...