Rama e Veliaj largojne Adi Krasten nga puna, ja arsyeja

Adi Krasta është një ndër gazetarët më të njohur në vendin tonë. Ai njihet dhe si një ndër kr.itikët më të ashpër të kryeministrit, Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Por kritikat ndaj Ramës dhe Veliajt sipas gazetës “Ekspress” i kanë kushtuar vendin e punës Adi Krastës. Ai nuk do të jetë më pjesë e ekranit të “News 24”, pasi Edi Rama dhe Erion Veliaj ka kë.rc.ë.nuar pronarin e këtij televizioni për ta larguar nga puna.

Para mbylljes së sezonit të emisionit të tij “A Show” Krasta mbajti një monolog të gjatë, kundër qeverisjes dhe mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ramës dhe Veliajt.

Në fakt kjo nuk është hera e parë, që Adi Krasta largohet nga ekrani për shkak të “kë.rc.ëni.m.eve” të Edi Ramës.

Disa kohë më para në ekranin e “TCH”, ai bëri një monolog mbi të rinjtë, që po rekru.to.heshin nga qeverisja për t’u përdorur si ushtri e posaçme për sulmet online kundër atyre që mendonin ndryshe.

Kjo video nuk gjendet më as një “Youtube” dhe pas atij monologu Krasta e pagoi “me kokën’’ e tij.

Po ashtu sjellim në kujtesë se vendi ynë renditet ndër të fundit në listë për lirinë e medias dhe mesa duket rasti i Adi Krastës që ka shprehur mendim e vetë e vërteton

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME