Zbulohet pse në Shqipëri lindin më tepër djem se vajza…?

Në mbarë globin ka diferenca të raportit gjinorë në faza të ndryshme të jetës. Shqipëria u rendit ndër vendet me normë të lartë të djemve të lindur në raport me vajzat.

Ky çekuilibër në popullatën e meshkujve dhe femravenë disa raste mund të gjurmohet që në lindje, ndërsa ka dyshime të forta se në Shqipëri aplikohet gjerësisht aborti selektiv.

Në hartën më poshtë, të krijuar nga portali Our World in Data, shohim ndryshimet në raportin e gjinive gjatë lindjes në të gjithë botën.

Ky raport i gjinisë përllogaritet si numri i lindjeve të meshkujve për çdo 100 lindje femra; vlera më e madhe se 100 tregon se ka më shumë djem sesa vajza të lindura atë vit. Shifra 108 e Shqipërisë, do të thotë që për vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.

Raporti gjinor i lindjeve është më i lartë në Shqipëri se sa ishte mesatarja botërore, ku sipas të dhënave të OBSH dhe të përpunuara nga Our World qëndron në nivele e 107 lindje të djemve për çdo 100 vajza tëlindura.

Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë.

Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza.

Vendet ku raporti gjinor është më i lartë janë: Kina me 115 djem të lindur për çdo 100 lindje vajza, Azerbajxhani me një raport 113, India me 111, ndjekur nga Pakistani me 109.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet latine, raporti gjinor përllogaritet të jetë më i ulët, duke varjuar nga 103 deri në105 lindje të djemve për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa nëvendet e Bashkimit Europian ky raport luhatet midis vlerave 105 deri në 107 djem të lindura për çdo 100 vajza.

Një nga arsyet e diferencave gjinore në lindje, sikurse shpjegon Our World in Data, lidhet me abortin selektiv.

Në vende si Kina, India, Pakistani dhe Azerbajxhani, raporti tregon se kemi të bëjmë me praktikat e përzgjedhjes së lindjeve sipas gjinisë.

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat...

Shtet-rrethim në zemër të turizmit

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në Facebook, ku shfaqen forca të shumta policie të pranishme në zonën turistike...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...