Ndarja e Robertit dhe Norës zbulon fenomenin shqetësues në rrjetet sociale: A jemi vërtet kaq të prapambetur?

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës na bëri të kuptojmë një gjë, që shqiptarët ende e shohin si mëkat ndarjen e një çifti dhe shpresojnë t’i qëndrojnë deri në fund premtimit: “Derisa vdekja të na ndajë!”

Nisur nga komentet e shumta që ka pasur postimi i këngëtarit Berisha në Instagram, ku njoftonte ndarjen nga bashkëshortja me të cilën ka dhe një vajzë, mund të themi se divorci shihet si një fenoment i papranueshëm.

Janë të shumtë komentuesit që mendojnë se Nora dhe Roberti nuk duhet të bëheshin as prindër, sikur ata vërtet ta dinin paraprakisht se historia e tyre do të përfundonte kështu!

Të tjerë e quajnë “çështje mode” divorcin që e “bëjnë vetëm VIP-at” duke mbyllur sytë ndaj këtij fenomeni që është rritur gjerësisht në shoqërinë shqiptare.

“Atëherë kur nuk je i lumtur, s’e kuptoj përse bëni fëmijë e pastaj ndaheni, apo e keni në modë ju VIP-at të bëni këtë gjë”. Jeni për të ardhur keq për Zotin”, shkruan një komentuese.

“Na ke çudit me këtë heroizëm, ncncnc gazi i botës u bëtë. Çfarë shembulli u jepni gjeneratave të reja”, vijon një tjetër koment.

Të tjerë i drejtohen kohës së martesave me mblesëri apo asaj kur nusja e shihte dhëndrin ditën e dasmës dhe s’i dinte as emrin, për të thënë se ajo ishte dashuri e vërtetë dhe se sot divorcet janë filma dhe fenomene moderne për t’u dukur!

Sot që flasim, gjykatave shqiptare iu drejtohen çdo ditë dhjetëra çifte që kërkojnë shkurorëzim dhe arsyet janë të shumta.

Pyetja që na lind nga të gjitha këto komente, është: A është e drejtë që një çift që nuk ka dashuri, të mos divorcohet për hir të fëmijës?!

Shumica e komentuesve në profilin e Robert Berishës mendojnë se një çift duhet të mendojë për të mirën e fëmijës dhe të mos ndahet, por a është e mirë për fëmijën një martesë e pa lumtur dhe pa dashuri?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...