“Kthehu te Elvana, mos i mbaj inat për…”, djali i lutet Florit publikisht: E rrite vetë dhe i mësove dashurinë….

Në një video që këngëtari publikoi në rrjetet sociale pas 6 muajsh heshtje, një nga ndjekësit i lutet publikisht që të rikthehet me ish-partneren e tij.

Fansi shkruan se Flori nuk duhet të mbajë inat me Elavanën, se duhet ta falë atë dhe të rikthehen bashkë. Ai shkruan më tej se është vetë producenti, ai që e rriti Gjatën dhe i mësoi dashurinë dhe kjo është një arsye mjaft e fortë për të qenë bashkë.

“Vite kam qe jam fansi yt por kte her je ka ben gabim qe mban kaq inat ndaj elvanes si elvana ske me gjet kurrr asnjeher por kthehu prap tek ajo qe e rite vet qe ja mesove dashnin qe ja mesove tgjitha mos mba inat sepse gjith njerzit gabojn sesht e para elv duhet te falish sepse Zoti esht fales se ty un aj tjetri e gjith me radh sjemi askushi per mos me fal sepse gjith ju duam bashk tlutem,”– shkruan ai teksa ka etiketuar edhe Florin në këtë koment.

Flori dhe Elvana e kanë nisur para shumë vitesh historinë e tyre. Dyshja nuk janë shfaqur kurrë hapur si çift, por zërat dhe fotot që kanë qarkulluar, vazhdimisht i përforconin dyshimet se mes tyre kishte dashuri. Dy këngëtarët u bënë edhe ortakë në biznes, gjë që mori fund me ndarjen e tyre si çift. Elvana u fejua me dikë tjetër, Ervin Matën, i cili u bë i njohur për publikun pas përfshirjes së vrasjes në ish-Bllok.

Por edhe me këtë të fundit nuk dihet nëse Elvana e vazhdon lidhjen. Gjithsesi, shumë fansa duan ta shohin Florin dhe këngëtaren bashkë. Nuk dimë të themi nëse të njëjtën gjë duan edhe yjet shqiptarë. Së fundmi producenti po kalon edhe probleme të forta financiare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...