“Bëji bllok burrit”, loja e nipit të Enverit

Një video e publikuar nga moderatorja Aulona Musta ka hapur një debat të lezetshëm në komente. Aulona shihet me bashkëshortin e saj, Tomin teksa bëjnë stërvistje në rërë. Të dy të veshur me bikini stërvisin muskujt e tyre, por në një moment Tomi ia lëshon dorën Aulonës.

“Morali…mos i beso burrit,”- shkruan moderatorja duke qeshur. Por komentet e shkëmbyera më pas me çiftin Ermal Hoxha dhe gruan e tij Rezarta Shkurta na ka zbuluar më shumë detaje për marrëdhënien e këtyre VIP-ave.

Ka qenë nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali ai që ka komentuar i pari.

“Bëji block,”- shkruan Hoxha.

“Unë them t’i fus një të rrafme në 5katësh bre lalke. Si thua, do më ndihmosh?”- ja kthen Aulona.

“Kur të duash. E di vetë ti çfarë u bëjmë atyre,”– vijon më tej nipi i diktatorit.

Këtu ka ndërhyrë edhe Rezarta Shkurta.

“S’të ndihmon dot. Është shumë dobët,”- i thotë ajo Aulonës duke thumbuar Ermalin.

“Ça thotë kjo gruaja jote? Është kthyer nga Antarktida ku ishte herën e fudnit apo akoma?”- vijon Musta.

“Aty është akoma se e la avioni,”- përfundon Ermal Hoxha.

Gjithsesi njerëzit janë bërë shumë kuriozë të dinë se çfarë është kjo lojë e quajtur 5-katësh që nipi i diktatorit ka fiksuar VIP-at me të. Mos ndoshta është një fjalë e koduar që çiftet përdorin mes tyre?! Këtë s’dimë ta themi…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME