25-vjeçarit i ndodh e papritura teksa po shkonte në garazh, bletët “pushtojnë” të pasmet e tij

184

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një i ri është përballur me një situatë aspak të këndshme.

25-vjeçari, Velelhu, u “pushtua” nga një tufë bletësh teksa ishte duke shkuar në një garazh.

Fillimisht mbi xhinset e tij fluturoi mbretëresha, e më pas iu bashkua edhe tufa e bletëve.

Pamjet e pazakonta janë filmuar në 20 gusht në Nagaland, teksa i riu ai dhe miqtë e tij ishin në verlilindje të Indisë.

I riu u shtang teksa uli kokën poshtë kur pa që mbi pjesën e pasme të xhinseve të tij ishin sulur bletët.

Një prej miqve të tij arrin të rrëmbejë mbretëreshën dhe ta fusë në një enë.

Kaq mjaftoi që bletët e tjera të shpërndaheshin, por 25-vjeçari ende i tmerruar u mbyll në makinë, duke menduar se mos bletët do ta sulmonin sërish.

Personi që regjistroi videon u shpreh:

Ne ishim rrugës për në një garazh kur Mbretëresha e tyre erdhi duke fluturuar drejt meje për të pushuar përfundimisht në pjesën e prapme të shokut.Ne u argëtuan dhe patëm fatin të kapim fenomenin e rrallë natyror’.