“Më kapi mamin nga fyti”, zbulohet aryseja e sherrit të bujshëm Adelina Ismaili-Leonora Jakupi

Fëmijët e viteve ’90, me siguri do të kujtojnë si një prej lajmeve më të bujshme të mediave rozë në vitin 2003 sherrin mes dy këngëtareve më në zë asokohe në Kosovë: atë mes Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupit.

Dy yjet e skenës muzikore shqiptare u përleshën me njëra-tjetrën në prapaskenat e një koncerti ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri, për arsye të panjohura… deri më sot. 16 vite më pas, e ftuar në studion e emisionit “Pressing”, Adelina Ismaili ka rrëfyer për herë të parë se arsyeja përse ajo ishte konfrontuar fizikisht me Jakupin ishte pikërisht nëna e saj e ndjerë, Mona.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve.”-shprehet Ismaili në studion e emisionit. Dhe këtu duket se ka qenë pikënisja e sherrit që për vite me radhë do të përmendej parreshtur në mediat rozë.

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë.” –tregon Adelina duke i vënë kapakun njëherë e mirë, të paktën versionit të saj të historisë së bujshme.

Por si janë marrëdhëniet sot mes dy artisteve? Në intervistën e saj në emisionin “Pressing” Adelina u shpreh se pavarësisht marrëdhënies së tyre, shto këtu dhe qëndrimet e tyre të kundërta politike, ajo nuk e ka të qartë a janë apo jo rivale.

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër.”-u shpreh Ismaili.

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanë përfshirë sekuenca ku shqiptarët përshkruhen si rrëmbyes, trafikantë apo terroristë. Për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...