Ndonëse është trajtuar vazhdimisht në media askush nuk ka reaguar ende për ti dhënë zgjidhje problematikës që shfaq Ura e Telit në njësinë Administrative Postribë.
Në fshatin e vjetër të Drishtit Ura e Telit vazhdon të mbahet në këmbë duke qënë mjaft fuksionale për disa fshatra të kësaj zone.
Me dhjetra banorë që kalojnë aty cdo ditë janë të rrezikuar.Edhe pse në shumë vende dërrasat e urës janë të hequra banorët sfidojnë rrezikun vetëm sesi të shkurtojnë distancën për të kryer punët e tyre nga njëra zonë në tjetrënNë një moment ne u bëmë dëshmitarë të një rasti, kur një banor duke dashur të kalojë në Urë rrëzohet sëbashku me motorcikletën por fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze
Janë më shumë se 1000 banorë të disa fshatrave të cilët për tu lidhur me qendrën administrative i’u duhet të kalojnë në këtë urë e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ofron asnjë siguri për kalimtarët
E njohur si Ura e Telit ajo lidh fshatrat Domen,Ura e Shtrenjtë dhe Omaraj me fshatin Drisht.Ndonëse deri tani kjo urë ka shërbyer në funksion të banorëve ende nuk ka marrë vëmendjen e askujt..Jeta e banorëve është në rrezik, pasi dërrasat janë kalbur dhe mbrojtëset anësore janë jashtë cdo lloj kushti sigurie