BRAÇ: E DI QE E QARA PER AMAZONEN ESHTE TRENDY, POR SHENGJINI DHEMB ME SHUME

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar në Malin e Shëngjinit, e cila është shkrumbuar nga zjarri, duke rrezuar madje edhe banesa e jetë njerëzish. Përmes një mesazh në “Instagram”, Braçe paralajmëron ndëshkim për zjarrvënësit, duke thënë se zjarri është i qëllimtë dhe për arsye kri minale.

“E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy, por #Shengjini dhemb edhe me shume! Kurora e #Shengjinit eshte shkat erruar fiks keshtu, nga interesa kri minale hor rash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni”, shkruan mes të tjerash Braçe.

Më tej, zv.kryeministri iu përcjell një mesazh të fortë dhe politikanëve, që sipas tij, flasin për zjarrin, por për luks i kanë vënë betonin pyllit.

“Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!”, shton ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME