Shenjat që tregojnë se jeni gati për t’u martuar

Martesa është një marrëdhenie që nis pas kalimit të etapave kryesore siç janë njohja dhe lindja e ndjenjave për partnerin që keni në krahë.

 

Të dashuruarit duhet të jenë të vetëdishëm dhe të kenë kujdes që të reflektojnë ndaj shenjave që kanë tregojnë se ato tashmë janë gati që të martohen.

 

Për shumicën, ka disa shenja të qarta që tregojnë se është koha dhe jeni e gatshme të martoheni, ndërsa ka edhe shenja që tregojnë se nuk duhet të nxitoni.

 

Më poshtë do të njiheni dhe me shenjat që tregojnë se ju tashmë jeni gati për tu martuar;

 

Jeni e dashuruar me dikë që vërtet dëshironi ta kaloni tërë jetën me të

Edhe pse shumë njerëz ëndërrojnë të martohen qysh kur janë fëmijë, ekspertët thonë se kur të vjen koha, nuk duhet ta bëni këtë akt vetëm për shkak se duhet të martoheni, por për shkak se e dashuroni personin. Pra, hapi i parë për t’u martuar është që fillimisht të jeni e dashuruar me partnerin aktual.

 

E njihni mirë personin

A është partneri juaj i përsosur në çdo aspekt? A pajtohet ai gjithmonë me çdo që e thoni? Sipas ekspertëve, kjo nuk është gjithmonë shenjë e mirë! Një nga gabimet më të mëdha që mund t’i bëjë dikush është të fejohet apo martohet me dikë që nuk e njeh mirë. Nuk është mirë të merrni vendime jetësore kur ende jeni në fazën e “njohjes” së njëri-tjetrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Dritat më të mahnitshme të Krishtlindjeve nëpër botë

Në Krishtlindje, qytetet ndriçojnë, kopshtet publike janë të ngjyrosura...