Vatrat e zjarrit po ‘përpinë’ me ritëm rekord pyjet e shiut në Amazonë ndërsa shkencëtaret druhen se kjo situatë nuk do e ndihmojë aspak luftën kundër ndryshimeve klimaterike.
Flakët po shkrumbojnë pyjet me një ritëm rekord që prej se Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor ka nisur që të mbajë regjistra në vitin 2013.
Sipas raportimeve, në Brazil këtë vit janë regjistruar plot 72,843 vatra zjarri ndërsa më shumë se gjysma e tyre kanë qenë në Amazonë.
Pyjet e Amazonës janë konsideruar shpesh si mushkëritë e planetit pasi prodhojnë rreth 20 për qind të oksigjenit në atmosferën e Tokës.
Këto pyje konsiderohen si vitale për të ngadalësuar ngrohjen globale si dhe strehojnë një numër të pafund speciesh të florës dhe faunës.
Afërsisht sa gjysma e madhësisë së Shteteve të Bashkuara, Amazon është pylli më i madh i shiut në planet.
Ndërkohë, Sao Paulo, qyteti më i madh në Amerikën Jugore, u zhyt në errësirë edhe pse ora ishte vetëm 3:00 PM për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit që mbuluan qytetin.