Ditët e fundit të verës, sinoptikanët tregojnë si do jetë moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashkimin e motit në vendin tonë për ditët në vijim, e fundit të gushtit, që përkojnë edhe me mbylljen e sezonit veror dhe nisjen e vjeshtës.

Megjithatë, sipas SHMU, Rajoni i Ballkanit do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Njoftimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Pas disa ditësh gradualisht do të mbyllet stina e verës megjithatë si vendi ynë ashtu dhe Rajoni i Ballkanit do të vijoj të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë edhe sot vendi do të ketë mot të kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës (kryesisht relievet malore). Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë 33-37°C, tendencë kjo e cila po vijon dhe do të vijoj edhe për ditët në vazhdim.

Edhe nesër pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në zonën e jugut.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të jenë pothuajse të njejta me ato të ditës së sotme (17-23°C) ndërsa ato të mesditës një rritje prej 1-2 grad me termometrin që pritet të shënoj 34-38°C.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...