Zbulohet arsyeja: Ja pse nisën problemet mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt

Prej kohësh këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj po përfliteshin për një lidhje mes tyre. Ata ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm një muaj më parë e konfirmuan lidhjen në emisionin “Treshat”.

 

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke lënë të kuptohet se tashmë ishin bashkë. Mirëpo, vetëm një muaj pasi bënë publike lidhjen, mes çiftit nisën problemet. Ata po i kalonin pushimet të ndarë dhe në Instagram nisën postimet me mesazhe indirekte për njëri-tjetrin. Sipas “Dosja.al”, arsyeja pse çifti po kalon një krizë është xhelozia.

 

Ende nuk dihet se cili person është bërë shkak për xhelozinë e çiftit, megjithatë ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe Romeo pëlqen vazhdimisht postimet e Jonidës.

 

Mbetet vetëm të presim për të mësuar të reja nga lidhja e çiftit, lidhje e cila së fundmi është kthyer në kryefjalën e showbiz-it shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...