5 SEKRETET E SHOFERËVE TË VËRTETË

Në Tiranë gati të gjithë shoferët janë mjeshtër. Nuk keni parë në asnjë vend të botës shoferë më të mirë. Rregullat e qarkullimit fundja janë bërë për delet dhe jo shoferët e vërtetë. Një shofer i vërtetë nuk e bën kursin e patentës por jep një dorë lekësh dhe merr patentën, se ka lindur me timon në dorë. Ja sesi ju, njerëzit e thjeshtë, mund të bëheni njësoj si shoferët e rangjeve të larta globale.

 

Mos ndiz sinjal kur do kthehesh

Ti je mbreti i rrugës! Si i tillë të gjithë e dinë se nga do shkosh. Kryqëzim, rrugicë lagjeje, ndalim për çfarëdo arsye? Mos ndiz asnjë sinjal, nuk ka nevojë. Atë shkopin e sinjaleve e kanë bërë vetëm për të ndezur dritat e gjata dhe nga halli e kanë bërë për të ndezur dhe sinjalet. Sinjalet ndizen vetëm për një arsye, nëse të duhet të kthehesh në një rrugë ku dihet që do kthehesh andej, se përndryshe je kundërvajtje.

 

Ec me drita të gjata

Sigurisht dritat e makinës tënde duhet të jenë po aq të shndritshme sa e ardhmja jote, madje më shumë. Duhet të shohësh mirë se çfarë ka para teje. Se ajo që njerëzit nuk kuptojnë është se rrugët këtu te ne kanë shumë gropa. Me dritat normale nuk shihen gropat dhe nga tronditjet mund të bien A-ja, M-ja ose G-ja që janë ngjitur me atak mbrapa makinës. Nëse dikush nga korsia ngjitur ta bën me drita ti duhet thjesht ta injorosh ose kur te shkëmbehesh mund të bërtasësh nga makina jote “ça ke më lla?!”

 

Rrethrrotullimi është i yti

Kush ka thënë që rrethrrotullimi ka rregulla? Prandaj e kanë shpikur që të mos ketë rregulla. Të gjithë librat e rregullave të qarkullimit gabojnë kur thonë se kush është në rreth ka përparësi. Përparësi në rreth ka kush është më i shkathëti. Ose kush ka makinën më të shtrenjtë. Thjesht futu dhe ec, të tjerët do të ndalojnë përpara teje.

 

Njerëzit kalojnë vetëm kur ka semafor

Njerëzve nuk u duhet hapur rrugë kurrë, se të hipin në qafë pastaj. Sot i lejmë të kalojnë te vizat e bardha, nesër do na kërkojnë që t’i çojmë deri diku nëse ndalojmë. Këmbësorët duhet ta kalojnë vetëm ku ka semafor, kur i del ai burri i vogël jeshil që i lejon të ecin. Nëse shihni dikë që është duke kaluar te vizat e bardha shtoni shpejtësinë, në këtë mënyrë zhurma e motorit do i trembi që të mos kalojnë.

 

Bëj sinjal me drita si histerik që të hapin rrugën në autostradë

Fatmirësisht kemi autostrada të drejta ku realisht mund të nxjerrim bishën brenda nesh. Fatkeqësisht ka shumë dele që ecin brenda limiteve të shpejtësisë. I vetmi limit i shpejtësisë është kilometrazhi i makinës. Nëse ai është 280 KM/H atëherë aq duhet çuar, në mënyrë që makina të plotësoi misionin për të cilin është krijuar. Nëse një nga këto dele ju del para ju duhet t’i bëni sa më shumë sinjal me drita në mënyrë që të hapi rrugën. Vetëm një herë nuk mjafton.

 

P.S. ÇDO GJË E SHKRUAR NË KËTË ARTIKULL ËSHTË SARKAZËM.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...