Plaku Sali “fillon punë” si falsifikator: Nxori “procesverbalin” e mbledhjes në Shkodër… tërësisht i sajuar!

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e dy ditëve më parë në Shkodër nuk është i vërtetë.

 

Në një reagim për mediat, PS-ja thekson se këto dokumentet nuk janë të vërteta. Më tej theksohet se publikimi i këtyre dokumenteve është bërë qëllimisht për të përbaltur socialistët.

 

Reagimi i Partisë Socialiste

Duke marrë shkas nga një publikim i një dokumenti të aluduar si procesverbal i dalë nga mbledhja e dy ditëve më parë në degën e Partisë Socialiste Shkodër, duam të sqarojmë opinionin publik që ky dokument i publikuar në rrjetet sociale është jo i vërtetë dhe tërësisht i sajuar.

 

Partia Socialiste Shkodër distancohet nga të tilla veprime të cilat kanë si qëllim përbaltjen e kësaj force politike.

 

Disa orë më parë, Berisha publikoi disa dokumente ku sipas ish-kryeministrit ishte biseda e zhvilluar në mbledhjen e socialistëve të dy ditëve më parë. /Sot News//

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...