NË PLAZHIN E VELIPOJËS, VROJTUESI BREGDETAR RIKTHEN NË JETË PUSHUESIN 15-VJEÇAR

Ndërhyrja në kohë e një vrojtuesi sot në Plazhin e Velipojës, i ka shpëtuar jetën një 15-vjeçari që rrezikoi të mbytej.

Rodens Lesha i ka dhënë ndihmen e parë pushuesit 15-vjeçar me inicialet E.H, i cili u nxorr nga deti në gjendje mjaft të rëndë.

Përmes frymëmarrjes artificiale, të riut i janë rikthyer shenjat e jetës, dhe me transportimin drejt qendrës shëndetësore, ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rodensi i ka dhënë ndihmën

e parë duke e rianimuar dhe më pas, pasi ka arritur t’i kthejë shenjat e jetës e ka transportuar të riun pa humbur kohë drejt Qendrës Ambulatore më të afërt.

Falë Zotit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Rodensit djali 15-vjeçar është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, – shkruan në rrjetet sociale Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...