Londra trondit pushtetarët e korruptuar shqiptarë! Bllokohen 100 milionë paund

Londra ka nisur punën për të zbuluar paratë e fshehura aty nga pushtetarë të huaj të korr uptuar. Mbretëria e Bashkuar po kthehet në një qendër për fshe hjen e të ardhurave dhe për këtë arsye londinezët kanë shtuar lëvizjet që ta parandalojnë një fenomen të tillë.

 

Gazeta ka raportuar disa herë sesi një politikan shumë i lartë shqiptar ka fshehur në Londër më shumë se 80 milionë paund, por tani Britania e Madhe është vënë mbrapa dhe po gjurmon llogaritë bankare me pasuri të paligjshme, të cilat janë krijuar nga njerëz të pushtetshëm jashtë saj.

 

Sipas mediave britanike, gjatë këtyre ditëve autoritetet e Anglisë kanë bllo kuar 100 milionë sterlina, të cilat dyshohet se i përkasin një pushtetari të huaj i cili i ka vënë ato në mënyrë të paligjshme. Lajmi është bërë i ditur nga mediat londineze. ““National Cri me Agency” ka marrë urdhër që të ngrijë tetë llogari bankare që përmbajnë më shumë se 100 milionë paund, të cilat dyshohet se janë vënë nga ryshfeti dhe korr upsioni në një komb jashtë shtetit.

 

Urdhrat për ngrirjen e llogarive u morën nga gjykata në Westminster më 12 gusht dhe përfaqësojnë shumën më të madhe të parave të ngrira duke përdorur urdhrat, që kur ata u bënë pjesë e Ligjit të Financave Kri minale në 2017. Përmes urdhrave “National Cri me Agency” do të hetojë më tej fondet e ngrira. Nëse nga hetimet konstatohet se këto shuma rrjedhin nga aktivitet i pali gjshëm ose do të përdoren në rrugë të pali gjshme, atëherë “NCA” do të kërkojë të sekuestrojë paratë”, raportojnë mediat e huaja.

 

Në lajm nuk është specifikuar se cilin shtet përfaqëson pushtetari i cili e ka pësuar nga autoritetet londineze, por dihet që ai është nga një shtet i huaj. Kjo do të thotë se nga kjo ngjarje nuk përjashtohet as politikani i lartë shqiptar. Pra, zyrtari shumë i lartë shqiptar që ka fshehur më shumë se 80 milionë paund në Londër mund ta ketë pësuar nga autoritetet e Anglisë, duke iu ngrirë pasuria e paligjshme. Në fakt, Anglia është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të pista edhe për emra të tjerë shqiptarë, por tani duket se të gjithë rre zikojnë të zbulohen sepse Londra është vënë në lëvizje për të nxjerrë në shesh llogaritë e fshehta bankare të tyre. Për t’ia arritur qëllimit Anglia nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë pak kohë më parë gjatë Samitit të Poznanit për të bashkëpunuar në luftën ndaj pastrimit të parave dhe korr upsionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...