Valdrin Pjetri nuk merr mandatin, kryetarja e Këshillit sqaron: Ja si do të procedohet për zgjedhjen e kryetarit

580

Brisela Kadia është zgjedhur kryetare Këshillit Bashkiak në Shkodër, pas votimit të anëtarëve për kontituminin e këshilltarëve të rinj.

PUBLICITET

 

Kadia u zgjodh kryetare Këshilli me të gjitha votat pro dhe dy vota të pavlefshme. Gjithashtu Valdrin Pjetri nuk ka marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë, pas depozitimit të dorëheqjes së tij.

 

Kadia është shprehur se “Procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri do të vijojnë sipas Kodit të ri zgjedhor.”

 

Më tej gjatë fjalës së saj, Kadia është shprehur se jemi në një situatë të pazakonte dhe se ne na takon të bëjmë edhe opozitën.

 

“Jemi në një situatë të pazakontë. Opozita la pa përfaqësim të tyrin, qyetetarët e Shkodrës. Na takon ne të jemi opozitë dhe për to.”– u shpreh ndër të tjera.

PUBLICITET