Objektivi i ri i Metës: Do të ngjis majën më të lartë të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervitën e tij dhënë për “Kojshia Shoë” në RTV21 ka është shprehur gjithashtu lidhur me pushimet e tij malore.

Ai ka theksuar se objektivi i tij i radhës është të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë.

“Ngjitja nëpër male, aktiviteti fizik më ndihmon shumë për këtë qëllim. I jam shumë mirënjohës Prevallës, sepse vjet pas 12 ditësh këtu, me ecje intensive, pata kënaqësinë dhe mundësinë të ngjitesha në majën e Jezercës, që është pika e dytë më e lartë e Shqipërisë dhe maja më e lartë e

Bjeshkëve të Namuna. Dhe sivjet pas këtyre dy javëve në Prevallë kam objektiv të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë.

Kjo më jep një kënaqësi të veçantë, sepse dashuria për malet është e lindur, meqenëse kam lindur në malet e Skraparit,”-tha Presidenti gjatë intervistës./Opinion.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...