Kondi përgënjeshtron Ramën: Nuk mbështes shembjen e teatrit. T’i më pushove nga puna

Aktorja Marjana Kondi ka kundërshtuar publikimin e një qëndrimi të saj nga kryeministrit Edi Rama, në një postim në Facebook, që të kuptohet se ajo është pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kondi shprehet se kryeministri nuk e ka cituar në mënyrë korrekte, duke e quajtur statusin e tij si të gënjeshtërt, ndërkohë që kujton se ajo është pushuar nga puna pa asnjë arsye në vitin 2014.

“Shoh që jam cituar, por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e vërteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në Teatrin Kombëtar, pikurish unë që kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë”, sqaron ajo në një postim në Facebook.

Kryeministri Rama, pasi vlerësoi aktoren si një artiste të spikatur, postoi një qëndrim që pretendonte se është i saj dhe se mbështet ndërtimin e një godine të re.

“Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët.

Dhe këtë s’e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME