Erik Lloshi i jep fund beqarisë, martohet me partneren serbo-kroate

222

Erik Lloshi do t’i japë fund beqarisë. Këngëtari do të martohet pas një lidhjeje 7-vjeçare me partneren e tij serbo-kroate Romina.

 

Blitz.al bën me dije se çifti ka zgjedhur datën 17 gusht për të kurorëzuar dashurinë e tyre, në një ceremoni të madhe, të organizuar në një nga restorantet e kryeqytetit, ku e ftuar speciale do të jetë Aurela Gaçe.

 

Risjellim në vëmendje se Erik Lloshi ka qenë më parë i lidhur me modelen seksi shqiptare Jola Pogri, e cila është muza e baladave të tij më të famshme. Por, romanca e zjarrtë u shkëput papritmas dhe këngëtari nuk vonoi shumë të lidhej me Rominën.