7 profesione që mund t’i bëni lehtësisht nga celulari

Telefonët celularë kanë revulucionarizuar atë që do të thotë të punosh nga shtëpia. Duke qenë se teknologjia po avancon me hapa shumë të shpejtë, ajo po i krijon mundësinë punonjësve të ndryshëm të shmangin mënyrën tradicionale e të punuarit nga shtëpia, ku duhet patjetër të kenë ambientin e tyre të punës.

 

Shumë prej profesioneve të sotme nuk kërkojnë madje që ju të keni as edhe një kompjuter dhe një gjë e tillë është tërësisht e mundur vetëm nëpërmjet celularit tuaj. Më poshtë do të njiheni me 7 profesionet të cilat ju mund t’i ushtroni lehtësisht nga celulari juaj:

 

Shërbim klienti

Nëse ju keni përvojnë e duhur me lloje të ndryshme harduarësh apo softuerësh, atëherë ju mund të punoni lehtësisht nëpërmjet celularit tuaj. Sipas një studimi që ka bërë Glassdoor, paga bazë mesatare për një punonjës që punon në shërbimin e klientit shkon afërsisht në 35,800 dollarë amerikanë, një pagë nëpërmjet së cilës ju do ta përballonit jetën jo me shumë vështirësi në qytete të vogla amerikane apo në zonat rurale.

 

Mësues gjuhësh të huaja

Kurset online për të mësuar gjuhë të huaja janë të shumta, gjë kjo që rrit mundësitë për të gjithë mësuesit që duan ta ushtrojnë një profesion të tillë online. Gjithaçka që ju duhet është një telefon celular dhe nxënës të regjistruar online.

 

Testues aplikacionesh

Nëse bëni pjesë tek ata persona që rrinë gjithë ditën duke përdorur celularin e tyre, në ju këshillojmë që ta përdorni atë edhe për të gjeneruar të ardhura. Nuk do të ishte ideale nëse ju do ta përdornit atë për të testuar aplikacione të reja dhe në këmbëm të fitonit para? Aplikacioni që ju duhet në rast se vendosni të beheni një testuesh aplikacinoesh është AppNana.

 

Shofer

Nëse keni një makinë të mirë, një telefon të mirë dhe mbi të gjitha nëse jeni shumë i kujdesshëm kur i jepni makinës, atëherë ju mund të fitoni jetesën tuaj duke punuar për Uber apo Lyft. Të ardhurat mesatare në vit për një shfer që punon të Uber shkojnë deri në 90,000 dollarë amerikanë.

 

Influencues në mediat sociale

Nuk duhet të jeni domosdoshmërisht një njeri i njohur për të kryer atë që tani bën pjesë në listën e profesioneve të mirëfillta, influencues në media të ndryshme sociale.

 

Operator telefonik

Ndryshme nga ç’mund t’ju jetë krijuar ideja, ju nuk duhet të keni patjetër një kompjuter për të punuar si operator telefonik. Në varësi të fushatave që ofrojnë kompani të ndryshme telefonike, po prezantojnë edhe të punuarit si operator telefonik duke pasur nevojë vetëm për një celualr por në këtë rast edhe për kufje. Në varësi të vështirësisë së fushatave varion edhe pagesa.

 

Kërkues tregu

Nëse nuk ju duket e bezdishme puna e të kontaktuarit në telefon me persona të ndryshëm, atëherë ju mund të fitoni para dhe të punoni për kompani të ndryshme që merren me kërkime tregu.

Burimi: Monitor

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...