Shkarkimi i Metës, tetë institucione japin qindra faqe me informacion: Largimi, brenda shtatorit

Mazhoranca ka kopsitur dosjen për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Edhe pse jemi në sezonin e pushimeve, puna e komisionit hetimor të ngritur për këtë çështje, nuk është ndalur.

 

Ndonëse ngritja e Kushtetuese do të dojë pak kohë, mazhoranca po punon fort që shkarkimi i Metës nga Parlamenti të mbyllet brenda shtatorit.

Komisioni hetimor përveç shqyrtimit të shkeljeve të presidentit, u ka dërguar shkresë edhe 8 institucioneve më të rëndësishme në vend për tu kërkuar më tepër informacione, shkruan Sot.

 

Më konkretisht, komisioni hetimor i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me krimet zgjedhore.

Komisioni ka kërkuar informacione nga këto 3 institucione për të ditur se si ndikoi shtyrja e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit dhe se sa ka ndikuar kjo në nxitjen e dhunës.

 

Një tjetër institucioni që i është kërkuar informacion është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në lidhje me aktet që 4 anëtarët morën për të refuzuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Por mazhoranca ka kërkuar informacion edhe nga Presidenca, ku kërkoi sqarime pse e mori këtë akt për të shtyrë 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

 

Pak ditë më parë, institucioni i Presidencës kthehu përgjigje, ku theksoi se vendimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve erdhi për tu dhënë më shumë kohë palëve politike që të ulen në tryezën e dialogut për të zgjidhur krizën politike. Por një tjetër institucioni që i është kërkuar informacion është edhe Kolegji Zgjedhor, i cili ishte institucioni që e nuk i dha fuqi ligjore dekretit të presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

 

Kolegji ishte ai që la në fuqi 30 qershorin, ku si fakt për këtë ishte edhe kërkesa e Idajet Beqirit për të çregjistruar partinë e tij si subjekt zgjedhor. Por kjo kërkesë u rrëzua nga Kolegji. Informacione i është kërkuar edhe Qendrës së Botimeve Zyrtare, për të marrë më shumë informacione se përse dekreti i presidentit për shtyrjen e 30 qershorit u botua në Fletoren Zyrtare.

 

Një tjetër institucioni që i është kërkuar informacion është edhe Autoriteti i Mediave. Komisionit Hetimor i është kthyer përgjigje nga të 8 institucionet, të cilat janë grumbulluar nga protokolli i Parlamentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...