‘Nuk kam frikë nga vde kja, por …” zbulohet pengu i vetëm i Nadia Toffa-s pak para se të ndërronte jetë

‘’Lu ftoi gjithmonë me kokën lart, pa hequr për asnjë moment nga buzëqeshja e saj karakteristike që na bëri të gjithëve për vete. Luf toi deri në fund, por beteja e saj mori fund sot”- kështu do të shkruante redaksia e ‘’Le Iene” dy ditë më parë në llogarinë e tyre në Facebook, duke konfirmuar ndarjen nga jeta të Nadia Toffa-s, lexoni ”Lamtumirë Nadia Toffa”, ndahet nga jeta gazetarja e famshme italiane pas betejës së gjatë me kan cerin. Gazetarja e njohur italiane ishte diagnostikuar para dy vitesh me kan cer në tru, një sëmundje vdekjeprurëse që i mori jetën në orët e para të 13 gushtit.

 

Dyzetvjeçarja e lindur në Brescia ishte kthyer në një model frymëzues për mijëra italianë që vuanin nga kan ceri, me të cilët ndante jo vetëm vijimësinë e sëmundjes, por edhe përjetimet e saj. Nadia nuk i trembej sëmu ndjes dhe as fundit për të cilin ishte e përgatitur, i vetmi person që nuk donte të lëndonte ishte mamaja e saj Margherita.

 

Në një intervistë të dhënë në janar të këtij viti, për ‘’Corriere della Sera” ajo shprehej “Kam shumë frikë, jo për veten, por mamanë time. Asnjë nënë nuk meriton të provojë një dhimbje të tillë, asnjë nënë në botë nuk duhet të sprovohet me largimin nga jeta të fëmijës.

 

Nuk dua që të mbesë vetëm, nuk dua që të jetojë mes kujtimeve të shkuarës dhe vetmisë. Ajo është mikja ime më e mirë. Jam dhe do të mbetem gjithmonë vogëlushja e saj. Aroma e saj është parfumi më i ëmbël që kam provuar ndonjëherë. Nuk e di ku do të jem pasi të mbyll sytë, di vetëm që askund nuk do të jem më e mbrojtur se në krahët e saj.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...