Emina Cunmulaj nuk mund ta mendojë që pushimet i mbaruan kaq shpejt! Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto nga pushimet me jaht që bëri me familjen për të thënë se ka nevojë për pushime të tjera! Por një fanse e quan të llastuar modelen që publikon foto me jaht dhe që sipas saj, përpiqet të na tregojë jetën luksoze që bën.
“Po se u lodhe shumë… në fillim më pëlqeje se dukeshe një vajzë e thjeshtë dhe atdhetare, po tani kuptoj që je një njeri i llastuar që na tregon jetën tënde lukuoze, dhe po të ishte aq ?? si mendoja unë nuk do kishe marrë një të huaj miliarder vetëm për interes, po do kishe marrë një shqiptar, je si te gjithë shqiptaret sot, që mohojnë fakti që janë shqiptare që mos të kenë pengesa, se sot të jesh shqiptare është turp duhet ta mohojmë.
Më vjen keq se të mendoja ndryshe po ca do presësh nga një modele që lodhet shumë duke bërë pushime nëpër yacht etc…”
Por Emina nuk e ka lënë me kaq. Ajo i ka kthyer një përgjigje ndjekëses si për t’i thënë se e lexoi komentin e saj por nuk i intereson aspak ajo që shkruan: “Si ja kalove? A ke pi kafe? Qysh i ke familjen. Të fala te gjithëve ju përshëndes shumë dhe uroj të kaloni një ditë shumë të bukur ?”!