PROKURORIA KËRKON SHENJAT E GISHTAVE PËR VALDRIN PJETRIN

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të kërkojë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit. Në pritje të përgjigjes së letërporosisë së dërguar Interpolit dhe Europolit, ballafaqimi i shenjave të gishtave është mënyra më e shpejtë për të zbardhur të vërtetën e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali.

 

Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.

 

Burime nga grupi hetimor në sektorin e dekriminalizimit thanë se administrimi i gjurmëve të gishtave është veprimi i radhës që do të kryhet brenda pak ditëve, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

Prokuroria e cila i ka nisur hetimet në ditët e para të gushtit pas denoncimit të PD, mësohet se fillimisht u është drejtuar ministrisë së Drejtësisë, drejtorisë së burgjeve dhe gjykatave shqiptare duke i pyetur nëse Valdrin Pjetri kishte precedent penalë.

 

Tashmë këto institucione i kanë kthyer përgjigje organit të akuzës duke theksuar se në Republikën e Shqipërisë Valdrin Pjetri nuk ka precedent penal. Ndërkohë prokuroria e përgjithshme i është drejtuar Europolit me kërkesën për të verifikuar bazën e të dhënave për të kryebashkiakun e Shkodrës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

 

Një burim i prokurorisë, tha se referuar kallëzimit të PD, është kërkuar informacion nga Interpoli dhe Europoli nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndalimi, arrestimi apo dëbimi në shtetin Italian në vitet 2001-2002. Kjo kërkesë për informacion është dërguar me letërporosi në adresë të palës italiane ndërsa grupi i hetimit është në pritje të përgjigjes për këtë çështje.

Derisa autoritetet italiane të sjellin letërporosinë në Tiranë, duket se vetmja mënyrë më e shpejtë për të arritur një përfundim në lidhje me këtë çështje është marrja e gjurmëve të Valdrin Pjetrit.

 

Shenjat e gishtave mund ti dërgohen Interpol Romës nga Interpol Tirana me kërkesën për verifikim në bazën e të dhënave të policisë italiane. Marrja e shenjave të gishtave është një praktikë e zbatuar nga prokuroria edhe vitet e kaluara për deputetët e dënuar në të shkuarën në Brenda dhe jashtë vendit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...